Njoftim rreth kompensimit të mësimit në semestrin veror

Njoftim rreth kompensimit të mësimit në semestrin veror


Njoftohen studentët e Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani” se Kolegjiumi i Dekanëve ne mbledhjen e mbajtur dje me datë 20.02.2019 ka mbajtur mbledhje dhe ka shqyrtuar mundësitë e zëvendësimit të mësimit, përkatësisht ditëve të humbura të mësimit në semestrin veror.

Në ketë mbledhje është vendosur që:

Pasi qe mësimi për shkak te ditëve grevës fillon me datë 25 shkurt, të hënën, atëherë zëvendësimi i mësimit te ditët e humbura te muajit shkurt, datë 19-22, do të bëhet të shtunave ne muajit mars, përkatësisht sipas këtij orari

- 19.02. (e marte) zëvendësohet në datën 09.03. (e shtune)

- 20.02. (e mërkure) zëvendësohet në datën 16.03. (e shtune)

- 21.02. (e enjte) zëvendësohet në 23.03. (e shtune)

- 22.02. (e premte) zëvendësohet në 30.03. (e shtune)

 

tp-bottom