Në 49 vjetorin e UP-së, nënshkruhet Deklarata e përbashkët e universiteteve publike shqiptare

Në 49 vjetorin e UP-së, nënshkruhet Deklarata e përbashkët e universiteteve publike shqiptare


Rektori i UGJFA-së Prof. Dr. Shaban Buza, sot morri pjesë në shënimin e 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, me ç ‘rast u mbajt Konferenca e rektorëve të universiteteve publike shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia me titull “Arsimi i lartë shqiptar dhe ballafaqimi me të ardhmen”.

Rektorët gjatë këtij takimi shtruan problematikat e mungesës së autonomisë në universitete publike, mungesës së vëmendjes ndaj kërkimit shkencor dhe probleme të tjera me të cilat përballen universitetet publike sot. Të gjithë bashkërisht, u zotuan për të punuar drejt rritjes së cilësisë, zgjerim të lirisë akademike, krijim të standardeve, përmirësim të shërbimeve për studentë, përballim të sfidave teknologjike të kohës, reformim të arsimit të lartë dhe objektiva të tjera.

Në përfundim të takimit rektorët nënshkruan Deklaratën e universiteteve publike shqiptare, e cila si qëllime kryesore ka rritjen e autonomisë në menaxhimin e universiteteve, zgjerimin e lirisë akademike për studentë e mësimdhënës dhe sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm për punë intelektuale dhe shkencore.

Fotot e lajmit

tp-bottom