Njoftim për aplikim me reportazh në “Completition Labcitoyen 2019”
Instituti Francez për të
shtatin vit me radhë organizon LabCitoyen, që është takim në Paris i frankofonëve
të rinj nga e gjithë bota, kushtuar temave të të drejtave të njeriut.
Për të përzgjedhur pjesëmarrësin, Ambasada e Francës në Kosovë dhe Aleanca franceze e Prishtinës organizojnë një konkurs mbi temën "Bëni portretin e një gruaje e cila ka avancuar çështjen e grave në Kosovë”.
Laureati do të fitojë një udhëtim në Paris nga data 30 qershor deri më 7 korrik për të marrë pjesë në takimet LabCitoyen 2019.
Nëse keni njohuri të nivelit B1 në gjuhë frënge dhe jeni ndërmjet 20 dhe 26 vjeç, atëherë dërgoni reportazhin tuaj para datës 1 mars 2019 me e-mail, duke shkruar në subjekt "COMPETITION LABCITOYEN 2019" në adresën [email protected]
Reportazhi mund të ketë format e mëposhtme:
· teksti (1000-1500 fjalë)
· foto reportazh (5 deri në 10 fotografi)
· video (5 deri në 10 minuta).
Teksti mund të shkruhet në gjuhën shqipe ose serbe. Pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje ta përkthejnë atë në gjuhe frënge nëse është e nevojshme.
Juria profesionale e përbërë nga anëtarë të institucioneve të ndryshme do të bëjë përzgjedhjen e reportazhit fitues. Rezultatet do të shpallen në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Grave, më 8 mars 2019.