Arizona Lajçi- Mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe
Studimet themelore i ka përfunduar në UFAGJ, në Gjuhë shqipe me mesatare 9.79 kurse ato master ne Universitetin e Tiranës me notë mesatare 9.65 në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe-Mësuesi.
Aktualisht punon si mësimdhënëse në shkollën fillore “Tetë Marsi” në Pejë. Njëherit e ushtron edhe profesionin si Lektore dhe redaktore e gjuhës shqipe, kjo që kur ishte studente.
Një vit më parë ka punuar po ashtu edhe në një qëndrim ditor si mësimdhënëse e Gjuhës shqipe, i quajtur “Akademia Bora”, në Pejë, shkollë kjo e cila e ka ndihmuar shumë në zhvillimin e personalitetit. Arizona ka ndjekur trajnime të ndryshme, dhe konferenca si dhe
vazhdon t’i ndjekë.
“Nxënësit janë të njëjte sikurse librat e hapur: nëpër faqet e tyre gjej dashurinë time për të ndihmuar ata të shkëlqejnë në historinë e tyre të jetës”