Luan Gjugja -Zyrtar i Lartë Administrativ-Sekretar

Luan Gjugja -Zyrtar i Lartë Administrativ-Sekretar

U lind në Lipovec, shkollën fillore e përfundoi në ShFMU “Shaban Golaj” ku më pas vijoi shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Hajdar Dushi ”. Ka mbaruar studimet në drejtimin Gjuhë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë pranë Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, pastaj edhe në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet.

Pas diplomimit menjëherë ka filluar të punoj aty ku i filloj hapat e parë të dijes në ShFMU “Shaban Golaj” si Zyrtar i Lartë Administrative - Sekretar, të cilën punë e bën me dashuri dhe përkushtim.

Luani ka shkathtësi të mira organizative dhe pasion për punë vullnetare. Luani është edhe zv/President në Young & Conservative Albania dhe President për Kosovë. Po ashtu, ka kryer një sërë trajnimesh, punëtori, seminare, tryeza, konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare.

Përgjatë studimeve është marrë me aktivitete studentore, ku në kuvendin zgjedhor në vitin 2018 ka fituar besimin e organizatës për ta drejtuar atë në UGjFA si Kryetar i USPE-së, të cilën e udhëhoqi deri në përfundim të studimeve, ku përmes saj një mandat ishte Anëtar i Senatit në universitet dhe një mandat Kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë.

tp-bottom