Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet organizatës OSBEST dhe Universitetit “Fehmi Agani”
Me datë 29 Tetor, 2025 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet organizatës OSBEST“(Organisation for Support of Bussines, Education, Science and Technology” dhe Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, me qëllim forcimin e partneritetit institucional dhe zhvillimin e përbashkët të projekteve dhe aktiviteteve akademike.
Në takim morën pjesë Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Prof. Ass.Dr. Drilon Bunjaku, dhe Zyrtari i Lartë për Menaxhim dhe Hartim Projektesh, z. Bujar Nura, ndërsa organizata OSBEST u përfaqësua nga Drejtori Ekzekutiv, z. Ngadhnjim Dujaka, dhe Menaxheri i Projektit, z. Rrezart Dema.
Ky bashkëpunim u konkretizua në kuadër të zbatimit të projektit “IMPACT”, të financuar nga SHER, ku Universiteti “Fehmi Agani” dhe OSBEST do të jenë partnerë në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta që synojnë fuqizimin e të rinjve përmes edukimit dhe praktikave të mentorimit.
Në takim u theksua se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë, i cili do t’i hapë rrugë shumë projekteve dhe iniciativave të reja në të ardhmen, në shërbim të komunitetit akademik dhe shoqërisë në tërësi.