UGJFA priti në vizitë dyditore studentët dhe mësimdhënësit e  Drake University nga IOWA e SHBA-së

UGJFA priti në vizitë dyditore studentët dhe mësimdhënësit e Drake University nga IOWA e SHBA-së


Dje dhe sot, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” priti një delegacion amerikan i përbërë nga profesorë e studentë nga universiteti Drake të shtetit IOWA në SHBA, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë disa ditore. Ky delegacion u prit nga menaxhmenti i universitetit dhe Rektori, Prof. Dr. Shaban Buza pas fjalës së mirëseardhjes, mbajti ligjëratë rreth sistemit arsimor në Kosovë, veçanërisht për arsimin e arsimit të lartë.

Në të njëjtën ditë, anëtarët e delegacionit patën rastin të vizitojnë institucione të trashëgimisë kulturore në Gjakovë, si Teqen e Sheh Eminit, Muzeun Etnologjik, Xhaminë e Hadumit dhe Qarshinë e vjetër. Studentët u pritën nga udhëheqësit e këtyre institucioneve, të cilët i informuan rreth historisë dhe aktiviteteve të secilit objekt.

Për ditën e dytë, studentët e Universitetit Drake u takuan me përfaqësuesit   e studentëve të UGJFA-së, ku patën rastin të njihen dhe të diskutojnë për së afërmi me njëri tjetrin. Sipas axhendës, vizita e tyre u përmbyll me ligjëratën rreth popullsisë së Kosovës, të ofruar nga Prorektorja për çështje akademike, Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi.

Delegacioni amerikan shprehu kënaqësinë për pritjen që iu është bërë, duke deklaruar interesimin që bashkëpunimi dhe shkëmbimi i profesorëve dhe studentëve në mes Kosovës dhe institucioneve arsimore të shteti IOWA të vazhdojë edhe në të ardhmen.


Fotot e lajmit

tp-bottom