Ditët e ERASMUS në Prishtinë:  mundësi të reja për studentët dhe stafin

Ditët e ERASMUS në Prishtinë: mundësi të reja për studentët dhe stafin

Prishtine 14 dhe 15 Tetor, 2025-  Zyra Erasmus+ Kosovë organizoi “Ditët e ERASMUS” në dy hapësira kulturore të kryeqytetit, Ditën Franceze – në Institutin Francez dhe Ditën Gjermane,- European House duke mbledhur studentë, staf akademik, alumni  dhe përfaqësues institucionesh që prezantuan mundësitë e mobilitetit, partneriteteve dhe projekteve bashkëpunuese në arsim.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit morën informacione praktike mbi aplikimet për mobilitete studimore dhe stafin mësimdhënës, bursat, procedurat e njohjes së krediteve, si dhe thirrjet për projekte bashkëpunimi ndër-universitar. U prezantuan histori suksesi nga alumni që ndanë përvojat e tyre akademike dhe profesionale pas kthimit në Kosovë.

Programi në Institutin Francez përfshiu një sesion informues mbi mobilitetet në Francë, prezantime nga universitete partnere dhe kënde këshillimi individual për studentët e interesuar. Përfaqësuesit theksuan rëndësinë e gjuhës dhe orientimit kulturor për një përvojë të suksesshme studimi.

Programi në Ditën Gjermane vuri theksin tek mundësitë në Gjermani, me këshillim mbi bursat, fushat studimore me kërkesë të lartë dhe hapat e aplikimit.
Studentët dhe stafi të interesuar ftohen të ndjekin kanalet zyrtare të Zyrës Erasmus+ Kosovë për thirrjet e reja dhe sesionet e ardhshme informuese.

Në këto takime morri pjesë edhe zyrtari nga Zyra e IRO së  të UFAGJ së Bujar Nura.

Këto sesione janë shumë të dobishme për komunitetin e  studentëve, krijimin e kontakteve të drejtpërdrejta me koordinatorë të ERASMUS-it dhe përfaqësues të institutit francez dhe zyrës gjermane .

 

Fotot e lajmit

tp-bottom