Në UGJFA u mbajt programi festiv për festat e fundvitit

Në UGJFA u mbajt programi festiv për festat e fundvitit


Me datën 26 dhjetor Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, si gjithmonë Fakulteti i Edukimit nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, së bashku me studentët e këtij fakulteti dhe me studentët e Fakultetit Filologjik, organizuan program festiv për festat e fundvitit.

Programin e hapi Rektori i Universitetit Prof. Dr. Shaban Buza, në fjalën e tij përshëndetëse përgëzoi mbajtjen e këtij programi dhe njëheri uroi të gjithë të pranishmit Vitin e Ri 2019.

Kishte mjaft pika argëtuese, si: kori i Fakultetit të Edukimit nën udhëheqjen e Prof.Asoc. Mr. Mimoza Kurshumlia; recitime të shkruara dhe të interpretuara nga vetë studentët; këngë; pikë instrumentale me flautë dhe valle popullore.

Prezentë ishin menaxhmeti i Universitetit, stafi akademik dhe administrativ, si dhe shumë studentë të dy fakulteteve.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom