Vizitohet zyra e punësimit në Gjakovë për plotësimin e pyetësorëve

Vizitohet zyra e punësimit në Gjakovë për plotësimin e pyetësorëve

Gjatë ditës së sotme, zyrtarja e UFAGj-së, znj. Kaltrina Duraku Qerkezi ka vizituar Zyrën e Punësimit në qytetin e Gjakovës, ku është pritur nga Drejtori Z.Kujtim Dula.

Drejtori i këtij institucioni është shprehur falënderues për vizitën, duke theksuar njëkohësisht se janë shumë të kënaqur me përgatitjen profesionale që shfaqin praktikantët që kanë përfunduar studimet në UFAGj. Poashtu është shprehur se është i gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me Universitetin “Fehmi Agani”.

Studentët e Alumni-t të Universitetit “Fehmi Agani” që punojnë në këto institucione e mirëpritën plotësimin e këtyre pyetësorëve dhe kanë falënderuar institucionin për kujdesin dhe rëndësinë që iu kushton edhe pas diplomimit.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë që nga themelimi ka ofruar degë studimi që përkojnë me kërkueshmërinë e tregut të punës në Republikën e Kosovës, por edhe në vendet jashtë saj, pasi studentët që kanë studiuar në UFAGj tashmë punojnë edhe në institucione nëpër shtete të ndryshme në Evropë dhe botë.

 

 

tp-bottom