Aktiviteti i pastrimit të lokacionit të paraparë për ndërtimin e kampusit universitar në Gjakovë

Aktiviteti i pastrimit të lokacionit të paraparë për ndërtimin e kampusit universitar në Gjakovë


Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani", sot në kuadër të fushatës për pastrimin e Kosovës, ka organizuar dhe zhvilluar një aktivitet pastrimi në lokacionin te paraparë për ndërtimin e kampusit universitar në Gjakovë.

Pastrimi i terrenit ka filluar prej orës 10.00 dhe kanë marrë pjesë Rektori i UGJFA-së Prof. Dr. Shaban Buza, Prorektori Prof. Ass. Dr. Behxhet Gaxhiqi, Sekretarja e Përgjithshme MSc. Linda Dula Halilabazi, profesorë, studentë dhe zyrtarë të administratës si dhe punëtorët e kompanisë “Çabrati” të cilët ndihmuan me pajisjet e tyre (kontejnerë, kamionë, lopata).

Më pastaj disa nga studentët e vazhduan pastrimin e oborrit të Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë.

Të pranishëm ishin edhe Samir Sylmeta, zyrtar për menaxhimin e mbeturinave nga Komuna e Gjakovës dhe Eranda Kumnova e Leonora Kulludra nga OJQ “Iniciativa e Femrës Kosovare” të cilat janë pjesë e fushatës “Let’s do it Kosova”.


Fotot e lajmit

tp-bottom