Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it Viziton UNIVERSITETIN "FEHMI AGANI" në GJAKOVË

Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it Viziton UNIVERSITETIN "FEHMI AGANI" në GJAKOVË

Universiteti  "Fehmi Agani" në Gjakovë priti në takim përfaqësuesit  e Komandës  Rajonale Perëndimore të KFOR-it. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e KFOR-it u pritën nga drejtuesit e universitetit, studentë dhe stafi akademik.

Fillimisht, Rektori i Universitetit, Prof. As. Dr. Drilon Bunjaku, i uroi mirëseardhjen në UFAGJ dhe njëkohësisht falënderoi KFOR-in për rolin e tij të vazhdueshëm në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, si dhe për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim me institucionet arsimore. Menaxhmenti i lartë informoi përfaqësuesit e KFOR-it lidhur me zhvillimet akademike, projektet e universitetit dhe sfidat me të cilat përballen studentët, stafi akademik dhe institucioni në përgjithësi. Me këtë rast, për kontributin e dhënë në mbështetjen e zhvillimit akademik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me Universitetin “Fehmi Agani”, Major Alessandro Orlandi ndau një mirënjohje, në emër të KFOR-it, për Rektorin Bunjaku. Gjithashtu, Rektori Bunjaku, në emër të Universitetit, dhuroi një dhuratë simbolike me motive nga qyteti i Gjakovës.

Në  pjesën e dytë të vizitës në lokalet e Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Sociale u mbajt një ligjëratë për studentet dhe stafin akademik me temën “Rëndësia e standardeve ushqimore , menaxhimi i higjienës në sektorin e turizmit”. Ligjërues ishte major Francesco Cimarreli i diplomuar në  Universitetin e Bolonjës  dhe Akademinë Ushtarake për  Oficere në ushtrinë italiane. Gjatë  ligjërimit të tij major Cimarreli  u fokusua në praktikat e duhura të përgatitjes së ushqimit, identifikimi i burimeve të mundshme të kontaminimit, metodat për shmangien  e helmimeve ushqimore si dhe menaxhimi i mbetjeve  dhe higjiena në ambientet turistike.  Kjo ligjëratë u prit shumë mirë nga ana e studentëve, të cilët pastaj vazhduar me diskutim duke parashtruar pyetje të ndryshime në lidhje me temën.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom