Zgjedhjet e Studentëve 2025

Zgjedhjet e Studentëve 2025

Duke u mbështetur në Statutin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Rregulloren nr. 05/1110 për Zgjedhjet e Studentëve, Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë ka shpallur Zgjedhjet e Studentëve, të cilat do të mbahen më datë 03 Prill 2025.

Të gjitha Organizatat Studentore të cilat janë të regjistruara në mënyrë të rregullt si “shoqatë” apo “asociacion” në Ministri, do të konsiderohen të regjistruara, ndërsa për themelimin e organizatave të reja ato duhet të regjistrohen së paku 15 ditë para datës së zgjedhjeve, përkatësisht deri më 10.03.2025. 

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, inkurajon të gjithë studentët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët që ata mendojnë se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e studentëve në Njësitë Akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit. 

Për të ndjekur të gjitha informatat në lidhje me zgjedhjet klikoni linkun: Zgjedhjet e Studentëve 2025

tp-bottom