
Sesion informues për studentët për grantet e vogla në fushën e Dimensionit Social
Universiteti “ Fehmi Agani” në kuadër të bashkëpunimit me projektin SHER (Sustainable Higher Education and Research ), e financuar nga Zyra Austriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe e mbështetur nga Ministria e Shkencës, Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, do të organizojë Sesionin Informues për Grantet e Vogla në fushën e Dimensionit Social. Në këtë thirrje të drejtë aplikimi kanë grupe të studentëve të nivelit Bachelor dhe Master nga Universiteti ynë. Prandaj, ky session ka për qëllim që të informojë më shumë në lidhje me procesin e aplikimit si dhe në pyetjet dhe paqartësitë eventuale nga studentët.
Sesioni Informues do të mbahet me datë 25 Shkurt, 2025 (E Martë), me fillim nga ora 10.30 në Fakultetin e Shkencave Sociale (Salla e Amfiteatrit).
JU MIRËPRESIM!