Ditë informuese për Aplikim në Raundin e 12-të, të skemës Young Cell,  Programi i BE-së për bursa post-diplomike 2018-2019

Ditë informuese për Aplikim në Raundin e 12-të, të skemës Young Cell, Programi i BE-së për bursa post-diplomike 2018-2019


Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin e 12-të të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e hënë, 12 nëntor 2018 deri të hënën, 03 dhjetor 2018. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë për Programe Master një vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze, do të ofroj deri në 40 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme dhe shërbyesit civil (deri në 10% të numrit të përgjithshëm të bursave të ofruara) dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, ekonomik, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhënie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të disponueshme në web faqen zyrtare të programit në http://ycskosovo.eu në përputhje me sektorët në vijim:

                1) Juridik – deri në 16 bursa në dispozicion;

                2) Administratë Publike – deri në 8 bursa në dispozicion;

                3) Ekonomik – deri në 8 bursa në dispozicion;

                4) Kulturë dhe Shëndetësi – deri në 8 bursa në dispozicion.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në sesionin informues i cili organizohet me datën 14.11.2018 në ora 14:00Sallën e Asamblesë të Komunës së Gjakovës.

Posteri


tp-bottom