Vizitë e artistëve pamorë në Universitetin e Gjakovës

Vizitë e artistëve pamorë në Universitetin e Gjakovës


Me datë 16.10.2018 Rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Dr. Shaban Buza priti në takim një grup
të artistëve pamorë nga Kosova dhe Shqipëria, që vizituan qytetin e Gjakovës në kuadër të kolonisë
“Zhurma e artistëve pa kufij”. Në këtë vizitë u diskutua për artin dhe kulturën, dhe veçanërisht për
mundësitë e organizimit të një kolonie të tillë artistësh në qytetin e Gjakovës.

Kolonia “Zhurma e artistëve pa kufij” u organizua nga Galeria Qahili, ku artistët pjesëmarrës të kenë
mundësinë e krijimit të punëve të tyre artistike në hapësira të ndryshme të qyteteve të Kosovës.
Qëllimi i kësaj kolonie ishte ofrimi i një qasje tjetër të promovimit të artit dhe kulturës, dhe
promovimit të vetë artistëve te një pjesë më e madhe e popullatës.


Fotot e lajmit

tp-bottom