Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe ITP Prizren nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe ITP Prizren nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Innovation and Training Park Prizren (ITP) Prizren. Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i UFAGJ-së, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku dhe Menaxheri i Komponentëve të Programit në ITP,  Muhamed Rexhepi. Në takim prezent po ashtu ishin edhe Prorektorja Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte si dhe Visar Haxhifazliu Këshilltar për Dixhitalizim në ITP.

Qëllimi i këtij memorandumi është zhvillimi i përbashkët në fushat e inovacionit, sipërmarrjes dhe kërkimit shkencor. 

Bashkëpunimi është në përputhje me aktivitetet e zhvilluara nga Qendra e Transformimit Dixhital në ITP Prizren, e cila ka për synim mbështetjen e startup-eve dhe mekanizmave të tjerë të lidhur me shkencën dhe arsimin. 

Kjo marrëveshje synon hapjen një kapitulli të ri në përpjekjet e përbashkëta për të fuqizuar të rinjtë dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e teknologjisë dhe arsimit në Kosovë. 

Nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shprehen të bindur se ky bashkëpunim do të sjellë rezultate për të dyja palët dhe do të jetë një nismë e mirë në mbështetje të ideve inovative duke forcuar lidhjen në mes të universitetit dhe industrisë së teknologjisë.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom