Mbahet punëtoria për trajnimin e trajnerëve për programet UPSHIFT dhe PODIUM

Mbahet punëtoria për trajnimin e trajnerëve për programet UPSHIFT dhe PODIUM

YMCA në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë dhe me mbështetjen e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë kanë mbajtur punëtorinë për të trajnuar trajnerë të rinj për metodologjitë e trajnimeve UPSHIFT dhe PODIUM. Studentë të UFAGJ-së u bënë pjesë e punëtorisë e cila ka për qëllim përgatitjen e tyre si mentor, që ata më pas të ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë ide dhe të kenë mundësi të fitojnë grantin në vlerën e 1000 eurove.

Përveç përfitimit të grantit, nxënësit që zgjedhin të bëhen pjesë e programeve UPSHIFT dhe PODIUM përfitojnë edhe në aspektin e socializimit, mësojnë se si shkruhet një projekt, mësojnë krijimin e linjës buxhetore si dhe si të aplikojnë për grante më të mëdha.

Studentët pjesëmarrës u shprehën të kënaqur me mbarëvajtjen e punëtorisë dhe me njohuritë e fituara. UPSHIFT është një program social për të rinjtë e moshës 14-18 vjeç që i pajis me aftësi thelbësore si zgjidhja e problemeve, kreativiteti, bashkëpunimi, udhëheqja dhe komunikimi. Ndërkaq PODIUM është një punëtori e avokimit social që mëson të rinjtë dhe adoleshentët në Kosovë se si të mbrojnë nevojat dhe të drejtat e komunitetit të tyre.

Article Gallery

tp-bottom