Mbahet mbledhja e radhës së Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku u diskutan dhe miratuan propozime të rëndësishme

Mbahet mbledhja e radhës së Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku u diskutan dhe miratuan propozime të rëndësishme

Nën udhëheqjen e Rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Drilon Bunjaku, më 24 korrik 2024, u mbajt mbledhja e radhës e Senatit të Universitetit. Fillimisht me pajtimin e të gjithë senatorëve pika e dytë e rendit të ditës u largua, e cila përfshinte miratimin e propozimeve të komisioneve recensuese të njësive akademike për konkursin për emërim, riemërim dhe avancim të personelit, u largua. Pas miratimit të rendit të ditës, u miratuan procesverbale nga mbledhjet e kaluara.  

Senati vazhdoi me diskutimin e pikës së tretë të rendit të ditës, miratimin e kërkesave të njësive akademike lidhur me aplikimin për programet e reja. Duke qenë se afati i aplikimit për akreditim/riakreditim në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) përfundon më 31 korrik, Fakulteti i Edukimit propozoi aplikimin për akreditim të pesë programeve të reja dhe riakreditim të një programi ekzistues. Vlen të përmendet që programi i paraqitur nga Fakulteti i Edukimit :“ Zhvillimi, Mirëqenia dhe Shëndeti në Fëmijëri” me 180 ECTS  në Grupin punues strategjik për planifikimin e procesit të akreditimit për vitin akademik 2024/2025 është vendosur që të jetë në kuadër të tri njësive akademike. Ndërsa Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Filologjisë gjithashtu paraqitën disa programe për akreditim. Fakulteti i Shkencave Aplikative propozoi dy programe të reja për akreditim, ku me rëndësi të madhe në bazë të nevojave të tregut nga Rektori Bunjaku u cilësua programi: Baçelor i Informatikës Inxhinierike.

Në vijim, pika e katërt e rendit të ditës përfshinte marrjen e vendimit për shtyrjen e kontratave për stafin e rregullt akademik, të cilëve u përfundon kontrata deri më 30 shtator 2024 dhe deklarimi i tyre në e-akreditimi.  Nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë u kërkua deklarim sa më i shpejtë për këtë çështje. 

Pika e pestë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i vendimit të Këshillit të Etikës lidhur me lëndën e menaxhmentit të suspenduar të Fakultetit të Filologjisë. Pas diskutimit nga Rektori Bunjaku dhe anëtarët e tjerë, srnatorët me shumicë votash kërkuan nga KE plotësimin dhe arsyetimin e këtij vendimi me të gjitha dokumentacionet mbështetëse brenda 15 ditësh.

 Në pikën e gjashtë, u vendos që stafi akademik i UFAGJ-së do të ketë pushimin kolektiv nga 5 gusht deri më 30 gusht.  Ndërkaq kërkesa e Prof. Ass. Mimoza Kurshumlija për rikthimin e titullit profesor i asocuar u shty për mbledhjen e ardhshme. 

Fakulteti i Shkencave Sociale dha lajmin e mirë për riakreditimin, programit “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale (BA-180 ECTS)” .  Në këtë program pritet të pranohen 70 studentë, ndërsa konkursi për pranimin e tyre do të hapet në fund të gushtit dhe provimi pranues planifikohet të mbahet më 3 shtator. 

Në përfundim, Fakulteti i Filologjisë kërkoi hapjen e një konkursi për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik për disa pozita. Kjo kërkesë u vendos të shqyrtohet në mbledhjet e ardhshme të Senatit pas rishqyrtimit të pozitave për konkurs në Këshillin e Fakultetit të Filologjisë.

Në mbledhjen e sotme u diskutuan edhe disa çështje të tjera të rëndësishme për universitetin, duke siguruar një përparim të vazhdueshëm në zhvillimin akademik dhe administrativ të institucionit.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom