Ftesë për Webinar mbi Gjithëpërfshirjen e Studentëve në Arsimin e Lartë
Ftohen studnetët e interesuar për të marrë pjesë në një webinar me temen ‘A mundet përvoja dhe ambienti i Arsimit të lartë të jetë gjithëpërfshirëse pa qenë studentët aktivë në vendimarrje’ të organizuar nga Magna Charta Observatory (MCO), në bashkëpunim me Forumin Global të Studentëve (GSF), Unionin e Studentëve Gjithë Afrikan dhe Unionin Evropian të Studentëve (ESU).
Data: 13 maj 2024
Ora: 15:00 - 16:00 Online
Magna Charta Universitatum MCU2020 thekson përgjegjësinë e universiteteve në adresimin e pengesave për akses dhe sigurimin e drejtësisë në studimet akademike. Webinari synon të avokojë për pjesëmarrje më të madhe të studentëve në formësimin e peizazhit të arsimit të lartë, duke theksuar nevojën që zëri i tyre të dëgjohet në vendimet që ndikojnë në gjithëpërfshirjen.
Gjatë webinarit, do të lançojmë zyrtarisht konkursin e eseve studentore, duke çuar më tej diskursin mbi përfshirjen dhe duke riafirmuar angazhimin tonë për të promovuar angazhimin e studentëve në universitete.
Për më shumë detaje dhe për t'u regjistruar, ju lutemi klikoni KËTU