Bashkëpunimi në mes Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Drejtorisë së Arsimit në komunën e Gjakovës

Bashkëpunimi në mes Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Drejtorisë së Arsimit në komunën e Gjakovës

Më datë 27.02.2024, Rektori i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, së bashku me Koordinatoren e Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, ishin në një takim në Drejtorinē e Arsimit në Gjakovë ku u mirëpritën nga Drejtoresha znj. Eranda Kumnova-Baçi.

U diskutuan shumë çështje të cilat kanë të bëjnë me arsimin në komunën tonë. Ndër të tjerash, interesimi dhe gatishmëria e të dy palëve përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, është prioriteti i trajnimeve për mësimdhënësit që planifikohet të fillojnë së shpejti. 

 

tp-bottom