U mbajt konferenca përmbyllëse e projektit QATEK

U mbajt konferenca përmbyllëse e projektit QATEK

Më datën 10 Janar, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës u organizua  konferenca me qëllim të paraqitjes së rezultateve dhe arritjeve të projektit Erasmus Plus "Drejt Përgatitjes së Mësimdhënësve të Rinj përmes një Sistemi të Orientuar në Cilësi me qëllim të Ngritjes së Profesionalizmit të Mësimdhënësve në Kosovë (QATEK)", i financuar nga Bashkimi Europian. Qёllimi kryesor i projektit ishte zhvillimi i kulturёs sё cilёsisё nё institucionet e pёrgatitjes sё mёsimdhёnёsve duke zhvilluar mekanizma të brendshëm të shqyrtimit të cilësisë së shërbimeve për studentë, si dhe të mësimdhënies dhe punës shkencore.

Porektorja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, sё bashku me stafin nga Fakulteti i Edukimit, Prof. Ass. Dr. Venera Vala Këndusi,  Prof. Asoc. Dr. Laura Naka dhe Prof. Asoc. Dr. Edita Haxhijaha, pёrfaqёsuan Universiteti ”Fehmi Agani” nё konferencёn pёrmbyllёse.

Përveç shumë të arriturave që u evidentuan nga ky projekt, duke përfshirë politikat, pakon e instrumenteve, planet strategjike, dhe sigurimin e një numri të konsiderueshëm të librave, u zhvillua një diskutim edhe rreth publikimit të monografisë së QATEK-ut. Një nga kapitujt e kësaj monografie është kontribuar nga Universiteti "Fehmi Agani" dhe është shkruar nga Prof. Laura Naka.

Partnerët në këtë projekt përfshijnë Universitetin e Tallinit (Estoni), Universitetin e Lublanës (Slloveni) dhe Universitetin LUMSA (Itali), ndërsa nga Kosova, Fakulteti i Edukimit në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë janë pjesë e ekipit shqiptar në këtë bashkëpunim.

Në këtë ngjarje, mori pjesë Ministrja e Arsimit, Znj. Arbërie Nagavci, e cila, gjatë fjalimit të saj, shprehu se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Inovacion (MAShTI) ka në fokus përmirësimin e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet e tij.

Ajo gjithashtu theksoi se projekti QATEK, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e kësaj objektive të rëndësishme për sistemin arsimor në Kosovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom