Studentët e UFAGJ-së realizojnë aktivitet madhor të bamirësisë

Studentët e UFAGJ-së realizojnë aktivitet madhor të bamirësisë

Nën organizimin e Parlamentit Studentor në bashkëpunim me të gjithë studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, është realizuar aktiviteti madhor i bamirësisë.

Nga kontributi i studentëve të UFAGJ-së janë mbledhur dhe shpërndarë gjithsej 20 pako të mbushura me gjëra ushqimore dhe higjienike, e kjo falë vullnetit dhe punës së palodhshme të studentëve bashkë me parlamentin dhe këshillet studentore.

Sot sërish u dëshmua që UFAGJ ka studentë heronjë të vërtetë ku sadopak kanë kontribuar duke gëzuar fëmijët dhe familjet në nevojë.

tp-bottom