Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka përmbyllur vitin kalendarik përmes koktelit tradicional të fundvitit

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka përmbyllur vitin kalendarik përmes koktelit tradicional të fundvitit

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku bëri hapjen e koktelit të fundvitit me një fjalë rasti duke falënderuar anëtarët e Këshillit Drejtues, Senatorët, Dekanët dhe Prodekanët e njësive akademike, stafin akademik dhe atë administrativ për prezencën e tyre. Ndër tjerash Rektori Bunjaku tha se

“…ky fundvit më gjeti në mesin tuaj ku edhe për mua është nder dhe kënaqësi të jem para jush. Ju faleminderit të gjithëve për respektin dhe mirëpritjen në rrethin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë…Poashtu, i falënderoj të gjithë për punën e pakursyer dhe bashkëpunimin gjatë këtyre tre muajve të fundit sa kam qenë, mirëpo i falënderoj edhe për pjesën tjetër që nuk kam qenë, sepse i kam parë ato përmes gjurmëve që i keni lënë secili nga ju. Në vitin që po vjen na pret një punë e madhe, mirëpo jam i bindur që bashkërisht me punë dhe bashkëpunim maksimal do të arrijmë të kemi sukses në realizimin e objektivave të përbashkëta dhe në lartësimin e institucionit që përfaqësojmë.”

Rektori Bunjaku në fund përfundoi fjalimin duke i uruar të gjithëve shëndet, paqe dhe begati për vitin 2024.

Pastaj fjala i kaloi Sekretarës së përgjithshme Znj. Linda Dula Halilabazi, e cila shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e saj drejtuar stafit administrativ për përkushtimin e tyre në punë gjatë vitit 2023. Poashtu, si çdo vit tjetër bëri ndarjen e çmimit të punëtorit të dalluar në radhët e administratës, ku për këtë vit, ky çmim iu dha zyrtarit ligjor Zt. Hysen Manxhuka.

Fotot e lajmit

tp-bottom