Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), të premten më datë 15.12.2023, ka mbajtur takimin e radhës, ku janë shqyrtuar 8 pikët e rendit të ditës.

Pas miratimit të procesverbaleve nga mbledhja e kaluar, Këshilli Drejtues i UFAGJ-së ka diskutuar rreth formimit të grupit punues për rishikimin e planit strategjik të Universitetit çdo tre muaj, si dhe për formimin e grupit punues për hartimin e planit strategjik të Universitetit për periudhën 2025-2029.

Më pas, Rektori Bunjaku dhe sekretarja e përgjithshme Znj. Halilabazi-Dula kanë informuar KD lidhur me njoftimin për anulim të dhënies së kontratës për ndërtimin e Kampusit. Në vijim është diskutuar hartimi i një plani për të realizuar pagesat e personelit të UFAGJ-së sipas kontratës kolektive.

Në përfundim, janë shqyrtuar vendimet e propozimit të Këshillit për Shkencë dhe kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues, si dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë së Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. 

Kryesuesja e KD-së, Zonja Haxhikadrija-Ramadani, i ka falënderuar anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom