Filloi punëtoria për finalizimin e RVV-së institucionale dhe rishikimin e Planit Strategjik

Filloi punëtoria për finalizimin e RVV-së institucionale dhe rishikimin e Planit Strategjik

Me 24 dhe 25 Nëntor është planifikuar mbajtja e punëtorisë dy ditore për finalizimin e RVV-së institucionale dhe rishikimin e Planit Strategjik. 

Në punëtori marrin pjesë nga Rektorati menaxhmenti i lartë dhe Këshilli Drejtues, Dekanët e njësive akademike dhe përfaqësuesit e grupeve punuese të secilit standard.

Fjala hyrëse u mbajt nga Rektori Prof. Dr. Ass. Drilon Bunjaku, i cili hapi punëtorinë dhe falënderoi stafin akademik dhe stafin administrativ për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në finalizimin e RVV-së institucionale. Më pas, Kryesuesja e Këshillit Drejtues Majlinda Haxhikadrija-Ramadani, potencoi rëndësinë e kësaj punëtorie dhe uroi punë të mbarë. Në përmbylljen e pjesës hyrëse, Prorektori Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku bëri prezantimin e metodologjisë së punës dhe ndarjen e grupeve punuese.

Vlen të theksohet që Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, këtë vit ka vlerësimin institucional dhe me përkushtim të theksuar po punon për të fituar akreditim 5 vjeçar. 

Fotot e lajmit

tp-bottom