Në koordinim me menaxhmentin e universitetit është mbajtur takimi online rreth mekanizmave të sigurimit të cilësisë

Në koordinim me menaxhmentin e universitetit është mbajtur takimi online rreth mekanizmave të sigurimit të cilësisë

Fillimisht takimin e hapi Prorektori Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku me ç'rast u theksua rëndësia e mekanizmave me qëllim që së bashku të investojmë në kulturën e cilësisë.
Më pastaj Udhëheqësi i Zyrës për Sigurim të Cilësisë, z. Daut Islami mbajti një prezantim të shkurtër rreth menaxhimit të cilësisë në të cilën u theksuan qështjet e mëposhtme:

  • Rregulltiva ligjore e sigurimit të cilësisë

  • Procedurat e vlerësimit të performancës së stafit akademik

  • Koha e vlerësimit të performancës

  • Vetëvlerësimi

    • Shkathtësitë e mësimdhënies

    • Motivimi dhe komunikimi

    • Përgatitja dhe Organizmi

    • Zhvillimi profesional


Në fund u diskutua rreth vështirësive të plotësimit instrumentit të cilësisë si dhe u mirëpritën komentet rreth përditësimit të Manualit për vlerësimit e performancës, cilësisë dhe kurrikulës.

Fotot e lajmit

tp-bottom