Takim përmbyllës i projektit EUFORIA

Takim përmbyllës i projektit EUFORIA

Me 10 dhe 11 korrik u mbajtën takimet përmbyllëse të projektit EUFORIA (Entrepreneurial Universities for Industry Alliances), projekt ky i Erasmus+ qëllimi i të cilit ishte përmirësimi i marrëdhënieve në mes botës akademike dhe biznesit. Projekti u vlerësua si i suksesshëm nga të pjesëmarrësit e takimit e po ashtu dhe nga udhëheqësit e projektit.


Rektori Buza, pasi që përshëndeti të pranishmit dhe udhëheqësit e projektit ceku përfitimet që ka UGJFA nga ky projekt si ato të ngritjes së kapaciteteve njerëzore me rastin e vizitave në Universitetet Europiane partnere të konzorciumit si në: Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Minhen - Gjermani, Universitetin e Stafordshirit në Britaninë e Madhe, Universitetin e Notingham Trent po ashtu në Britani të Madhe, Universitetin Politeknik të Markës në Ankona të Italisë dhe Universitetin e Zagrebit po ashtu edhe përfitimet e paisjeve si: 4 projektor intelegjent, 4 projektor të thjeshtë, 4 kompjuter portable, 4 kompjuter zyre, një printer multifunksional, një fotokopje dhe një kamere. Ai po ashtu vlerësoj dhe ceku kontributin të angazhuarëve nga UGJFA-ja. 


Zyrtari për marrëdhënje me jasht, Denis Spahija foli rreth marrëveshjeve të nëshkruara me bizneset lokale si: Kopshti “AGU”, Kopshti “Driola”, Kopshti “Dielli”, Spitalin Specialistik Privat “Fati im” dhe Spitalin Specialistik Privat “Europian Clinic”, mbështetjes së dyanshme dhe mundësisë për punë praktike të studentëve. Në prezentimin e tij të dytë i cili iu besua nga Universiteti i Zagrebit si partner i paketës punuese të 6-të e cila kontrollon dhe raporton mbi sigurimin e mbrendshëm të cilësisë së Projektit EUFORIA (561695-EPP-1-2015-1-UK-EPPKA2-CBHE-JP) u prezentua metodologjia e përdorur për sigurim të cilësisë, të gjeturat nga vizitat tek partnerët e projektit por nga vlerësimet e pjesëmarrësve në puntoritë e organizuara në kuadër të këtij projekti.


Në këtë takim po ashtu u promovua libri “Nga Teoria në Praktikë - Studime Rasti nga Kompanitë Kosovare“ i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe. Në këtë përmbledhje të “Studimeve të rastit” në fushën e edukimit kontribuan Prof. Ass. Dr. Dardan Koçinaj, M.Sc. Laura Naka, M.Sc.Venera Vala Këndusi, M.Sc. Nazli Tyfekçi, PhdCand dhe Ass. Elsa Vula. Pritet që ky libër t’ju sigurojë një mjet të dobishëm mësimdhënësve universitar për promovimin e një përvoje aktive të të mësuarit dhe të të kuptuarit të lëndëve. Përdorimi i “Studimeve të rastit” si një metodë e mëdimdhënjës dhe e mësimnxënjes është tashmë një ndër metodat bazë që përdorën kudo në botë. Mund të themi se studimet e rastit eksplorojnë një problem specific në një fushë studimi në kontekstin e vet aktual, një dukuri specifike në një kohë dhe vend të veçant. Ky libër është nbjë nga të arriturat – autputet e rëndësishme në kuadër të projektit EUFORIA Erasmus+, projekt për ngritjen e kapaciteteve, të financuar me mbështetje të BE-së.


Në mbyllje dhe para falenderimit për të gjithë kontribuesit e projektit, u diskutua dhe u japën ide për bashkëpunime tjera të këtij konzorciumi.

Fotot e lajmit

tp-bottom