Njoftim mbi hapjen e konkursit për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019

Njoftim mbi hapjen e konkursit për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar se konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” do të hapet ditën e hënë, me datë 09.07.2018. Publikimi i tij do të jetë në web-faqen e universitetit.

Po ashtu, të njëjtën ditë fillon edhe aplikimi. SEMS-i për aplikim funksionalizohet duke filluar nga ora 10:00.

Ky vendim është marrë në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe me universitet tjera publike në vend.

tp-bottom