Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë vazhdon takimet me studentët e Alumnit

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë vazhdon takimet me studentët e Alumnit

Në ambientet e rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, kanë filluar takimet individuale me ish-studentë të UFAGJ të cilët kanë përfunduar studimet e tyre me sukses dhe që tashmë punojnë nëpër institucione të ndryshmë nëpër Kosovë por dhe jashtë vendit.

Nga menaxhmenti i UFAGJ kanë marrë pjesë në takim z. Daut Islami nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë, dhe znj Freskina Mula nga Zyra e Karrierës, ku kanë pritur studentët me të cilët kanë bashkëbiseduar në lidhje me studimet e tyre në UFAGJ si dhe për periudhën pas studimeve.

Studentët poashtu kanë plotësuar pyetësorin për degët përkatëse dhe kanë dhënë sugjerimet e tyre të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimn e programeve të studimit në Universitetin “Fehmi Agani”.

Fotot e lajmit

tp-bottom