Takim punues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Austri në kuadër të projektit HERAS

Takim punues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Austri në kuadër të projektit HERAS


Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është pjesë e projektit me titull “Capacity building in international relations and project writing” (Ngritja e kapaciteteve për bashkëpunim ndërkombëtar dhe përpilim të projekteve). Është projekt i përbashkët me gjashtë (6) universitetet tjera publike në Kosovë dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg të Austrisë, i financuar nga programi HERAS.

Në kuadër të këtij projekti, me 19-22 qershor në Salzburg të Austrisë u mbajt takimi punues, ku morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve pjesëmarrëse. Nga Universiteti i Gjakovës morën pjesë Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi, prorektorë për çështje akademike dhe z. Denis Spahija, zyrtar për bashkëpunim ndërkombëtar. 

Qëllimi i punëtorisë ishte marrja e përvojave rreth çështjeve të bashkëpunimit ndërkombëtar, përfshirë strategjinë për ndërkombëtarizim, struktura dhe organizimi i zyrës për bashkëpunim, zhvillimin e projekt propozimeve, mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve, mundësitë e aplikimit në programet e ndryshme për financim të projekteve dhe mobiliteteve.

Fotot e lajmit

tp-bottom