Universiteti “Fehmi Agani” pranon donacion me libra nga International Book Project
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka pranuar donacion me një sasi të madhe të librave, i arritur në SHFMU “Fehmi Agani” në Gjakovë, donacion ky i ardhur përmes ndërmjetësuesit të kësaj iniciative, z. Besnik Gojani me vendbanim në Kintaki në Amerikë.
Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte-Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë - Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, dhe zyrtari nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë, z. Daut Islami, janë pritur sot në takim nga drejtoresha e shkollës znj. Miranda Shllaku, e cila ka thënë se ky donacion përbëhet nga rreth 12.000 tituj të librave nga lëmitë e ndryshme, që kanë ardhur me ndërmjetësimin e z. Besnik Gojani, dhe që janë të dedikuara për tri institucione në Gjakovë, për Universitetin “Fehmi Agani“, Biblotekën “Ibrahim Rugova“ dhe SHFMU “Fehmi Agani”.
Prorektorja Nazli Tyfekçi në emër të UFAGJ e ka falënderuar përzemërsisht drejtoreshën Shllaku për ftesën në vizitë si dhe për kontributin që ka dhënë bashkë me stafin e saj për ardhjen e këtij donacioni në Gjakovë, donacion ky që ne e çmojmë shumë si universitet dhe që patjetër do t’i shërbejë gjeneratave të ardhshme.