Telegram ngushëllimi nga U.D rektori Zeqir Hashani me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Zeki Morina

Telegram ngushëllimi nga U.D rektori Zeqir Hashani me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Zeki Morina

E nderuar familje Morina,

Me dhimbje të madhe morëm lajmin që profesori i nderuar, Zeki Morina, paska ndërruar jetë.

Kontributi i profesor Zekiut për arsimin shqip është i gjatë në kohë e i thellë në vepër. Ne do ta përkujtojmë gjithmonë me shumë respekt punën e tij të palodhshme në Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë.

U.D. Rektori dhe i gjithë personeli UFAGj-së ju shprehin ngushëllimet me të sinqerta, me bindjen që kujtimi për profesor Zekiun do të jetojë përgjithmonë!

tp-bottom