Botohet Buletini i 3-të Shkencor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka kënaqësinë të njoftojë që është botuar Buletini Shkencor i këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë.
Buletini Shkencor, i treti me radhë, tregon për punën e jashtëzakonshme shkencore që ka bërë stafi i rregullt akademik i UFAGJ-së si dhe bashkëpunimet e ndryshme me profesorë të universiteteve brenda dhe jashtë vendit. Ai përfshin në vete abstrakte të punimeve më të mira shkencore të publikuara në revista prestigjioze ndërkombëtare.
Punimet shkencore i takojnë periudhës janar 2021 - dhjetor 2022 dhe përfshijnë fusha të ndryshme si: natyrore, filologjike, të mjekësisë dhe të shkencave sociale, që padyshim dëshmojnë qartë dhe paraqesin kërkime multidisiplinare të një niveli të lartë shkencor dhe profesional.
Këto punime shkencore pasqyrojnë vizionin e arritjeve që synon Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, drejt përmbushjes së vlerave dhe misionit të tij.
Kryeredaktor i këtij buletini është Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, U.d.Rektor, redaktore shkencore Prof. Ass. Dr. Elsa Vula, U.d. Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore dhe Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi, Kryetar i Këshillit botues.