Urimi i U.D rektorit Zeqir Hashani me rastin e festës së Kurban Bajramit

Urimi i U.D rektorit Zeqir Hashani me rastin e festës së Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, U.D rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani ua përcjell besimtarëve myslimanë dhe të gjithë popullit shqiptar urimet më të përzemërta, dhe në veçanëti studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit “Fehmi Agani”, për sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje.

Në një ditë të tillë feste, dua t’ju përcjell urimet më të mira, qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës. Kurban Bajrami është simbol i sacrificës dhe sinqeritetit.

Në këtë festë gëzimi të Kurban Bajramit u bëj thirrje të gjithë besimtarëve vullnetmirë që të bëhemi falënderues dhe të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë, me jetimët dhe me të gjithë ata që presin përkujdesin dhe vëmendjen tonë. Duke respektuar njëri-tjetrin, të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pa reshtur për të gjithë njerëzimin mbarë.

Festa e Kurban Bajramit na fton për të mos harruar sakrificën, për të dëshmuar me vepra shembullin mirësisë ndaj të tjerëve, çdo ditë, duke qenë në shërbim dhe me përulësi pranë njerëzve, dhe për t’i mbajtur pranë zemrave tona.

 

Le të shërbejë ky shembull për të gjithë ne! 

 

Me respekt,

Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani

U.D rektor i Universitetit “Fehmi Agani”, Gjakovë

tp-bottom