Përfaqësuesit e UFAGj-së u pritën nga Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjakovë

Përfaqësuesit e UFAGj-së u pritën nga Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjakovë

Kanë vazhduar takimet me drejtorët komunalë në kuadër të realizimit të  vlerësimit të brendshëm me qëllim të përmirësimit dhe përditësimit të plan-programeve si dhe hulumtimit të tregut të punës. Takimi i radhës u realizua me drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, zonjën Adelina Shehu-Kola ku U.D.

Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri dhe drejtori i Zyrës për Sigurim të Cilësisë, z. Daut Islami i prezantuan nevojat e bashkëpunimit ndërinstitucional. Drejtoresha u shpreh e gatshme për të ndihmuar në ecurinë e proceseve të nisura. Bashkë me drejtoreshën u bisedua edhe për një sërë çështjesh, të cilat janë në dobi të Universitetit dhe komunitetit tonë. Pjesë e takimit që u përmbyll me zotimet e të dyja palëve për bashkëpunim, ishte edhe asistentja e rektorit të UFAGj-së, znj. Tringa Kozniku.

tp-bottom