Përfaqësuesit e UFAGj-së u pritën edhe nga kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri

Përfaqësuesit e UFAGj-së u pritën edhe nga kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri

Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri dhe drejtori i Zyrës për Sigurim të Cilësisë, z. Daut Islami, në  kuadër të vlerësimit të brendshëm që ka për qëllim përmirësimin dhe përditësimin e plan-programeve si dhe për të parë nga afër nevojat e tregut të punës, kanë vazhduar takimet ndërinstitucionale, fillimisht në nivel të drejtorive rajonale të Arsimit e Shëndetësisë, për të vazhduar më pas me drejtorët e institucioneve publike e private ku janë të punësuar studentët që kanë diplomuar në UFAGj.

Takimi i radhës u realizua me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Pejë z. Naser Gega, të shoqëruar me zyrtaren e lartë të arsimit dhe bashkëpunëtorë.  Në takim u bisedua për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me studentët e diplomuar në UFAGj.  Gjithashtu u mundësua që për të parë realisht gjendjen të mund të shpërndahen pyetësorët e përgatitur nga UFAGj për punëdhënësit dhe studentët e punësuar.

Fotot e lajmit

tp-bottom