Hapet thirrja për aplikim për trajnimet në MERN Full Stack Developer with Network Basic Skills në Gjakovë
Trajnimet e organizuara nga ATI-KOS për “MERN Full Stack Development dhe Network Basic Skills”, përgatisin të rinjtë me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për tregjet e punës që kërkohen sot në ekonominë digjitale.
MERN është shkurtesa për (MongoDB, ExpressJS, ReactJS, NodeJS) dhe mundëson dizajnimin dhe zhvillimin e Web aplikacioneve komplekse dhe është një nga teknologjitë më moderne që aplikohen.
Trajnimi për “Network Basic Skills” mundëson pajisjen me aftësitë për funksionimin e rrjeteve kompjuterike, të bazave të sigurisë kibernetike, të serverëve dhe të shërbimeve që ofrohen në Internet nëpërmjet teknologjive të bazuara në Cloud.
Trajnimi për shkathtësitë “Soft skills” ndihmon studentët në përmirësimin e aftësive komunikuese, prezantuese si dhe në njohjen me aplikacionet që mundësojnë ofrimin e shkathtësive digjitale në tregun e punës.
Përfitoni nga kjo mundësi për të zhvilluar aftësitë dhe karrierën tuaj në këtë fushë të shumë kërkuar.
- Kohëzgjatja e trajnimit: 5 muaj
- Intensiteti: 3 herë në javë
- Trajnim në gjuhën shqipe
Mund të aplikojnë të gjithë pa dallim etnie vetëm të jenë mbi 16 vjet, të kenë njohuri bazike të gjuhës angleze dhe kompjuterit dhe të jenë të pa-punësuar apo nën-punësuar.
Trajnimi do të mbahet në Fakultetin e Edukimit, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Data e fundit për aplikim deri më 15 qershor.
*Ky trajnim mundësohet nga Programi YOU i cili është pjesë e projektit KODE që implementohet nga Ministria e Ekonomisë dhe mbështetet nga Banka Botërore.
Për më shumë informata: https://www.ati-kos.com/mod_kat.php?kat=1
Kliko për të aplikuar: https://bit.ly/MERN_Gjakove