Takohet Këshilli Redaktorial dhe Përgjegjës për mbarëvajtjen e Konferencës së dytë ndërkombëtare “Çështje të Gjuhës, Letërsisë dhe Përkthimit Letrar”
Është mbajtur takim pune i anëtarëve të Këshillit Redaktorial dhe Përgjegjësve për mbarëvajtjen e Konferencës se dytë ndërkombëtare “Çështje të Gjuhës, Letërsisë dhe Përkthimit Letrar” që do të mbahet më 9 qershor 2023, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.
Në këtë takim është diskutuar për mbarëvajtjen e punëve për konferencën që organizohet në UFAGj, poashtu janë koordinuar për ndarjen e përgjegjësive që kjo ngjarje të realizohet sa më mirë, në të cilën do të mirëpriten autorë, profesionistë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, njohës të çështjeve të gjuhës, studentë, staf akademik dhe pjesëmarrës nga vendet e ndryshme të trojeve shqiptare.