Fakulteti i Shkencave Sociale organizon ligjeratë të hapur me temat “Fenomenologjia e dhunës, shkaqet dhe pasojat” dhe “Shkaqet dhe format e abuzimit te fëmijët”
Fakulteti i Shkencave Sociale, pranë Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në datë 30 maj, ditë e martë, në amfiteatrin fakultetit, organizoi ligjëratë të hapur me pjesëmarrje të studentëve dhe profesorëve nga të gjitha njësitë akademike.
Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi ligjëroi me temë “Fenomenologjia e dhunës, shkaqet, dhe pasojat”, ndërsa Prof. Asoc. Behxhet Gaxhiqi me temën “Shkaqet dhe format e abuzimit te fëmijët”.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi, ka përshëndetur këtë aktivitet dhe ka përgëzuar dy profesorët z. Gaxhiqi dhe z. Kamberi për kontributin e tyre në fushën e shkencave sociale, studentët dhe akterët që ndihmuan në realizimin e kësaj ligjërate.
Për studentët ishte mundësi e mirë për t’u informuar më mirë për disa nga problemet që janë të pranishme në shoqëritë e sotme, meqenëse janë tema që përkojnë me fushën e degës që studiojnë.Në ligjeratë u fol për format e dhunës, arsyet të cilat sjellin derit te dhuna dhe pasojat që mbart më vete.
Ky aktivitet u realizua nën moderimin e Ass. Mirlinda Jasiqi, e cila dha poashtu kontributin e saj në pyetjet që u ngritën më vonë nga studentët.