Mbahet Simpoziumi "Implementimi i instrumenteve për Përmirësimin dhe Sigurimin e Cilësisë"

Mbahet Simpoziumi "Implementimi i instrumenteve për Përmirësimin dhe Sigurimin e Cilësisë"

Fakulteti i Edukimit në Universitetin "Fehmi Agani", si partner në projektin Erasmus Plus “Drejt një sistemi të orientuar në cilësi të përgatitjes së mësimdhënësve të rinj në Kosovë”-QATEK ("Towards quality oriented initial teacher education in Kosovo - QATEK"), nën udhëheqjen e Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, organizoi simpozium që të krijojë mundësinë e diskutimeve konstruktive mes Fakulteteve që përgatisin mësimdhënës, rreth sfidave aktuale të implementimit të instrumenteve për Përmirësimin dhe Sigurimin e Cilësisë, dhe të vlerësimit nga pakoja e instrumenteve që ka zhvilluar projekti QATEK.

Nga Universiteti "Fehmi Agani", morën pjesë, Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Zyra e Sigurimit të Cilësisë, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Zyra e karrierës, staf akademik dhe nga menaxhmenti.

Në takim ishin të ftuar përfaqësues, staf akademik të kyçur në zhvillimin e praktikës pedagogjike të katër Fakulteteve të Edukimit në Kosovë, të FE të UFAGJ, UP, UIBM, UKZGJ, UUHP.

Fotot e lajmit

tp-bottom