Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, vizitojnë Zyrën Rajonale të Punësimit në Gjakovë

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, vizitojnë Zyrën Rajonale të Punësimit në Gjakovë

Studentët e vitit të parë të Fakulteti të Shkencave Sociale pranë Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, të shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu, në kuadër të lëndës Praktikë profesionale në institucione, kanë vizituar Zyrën Rajonale të Punësimit në Gjakovë, ku janë pritur nga drejtori z. Kujtim Dula.

Z. Dula i ka informuar studentët për ecurinë e punëve në këtë institucion, aktivitetet dhe projektet në kuadër të Zyrës së Punësimit, si dhe për aktivitetet që mbahen nga Agjensioni i Punësimit në Republikën e Kosovës. Më tutje foli për procesin e regjistrimit të papunëve, për këshillimin në karrierë. Z. Dula poashtu shpjegoi për referimet për të papunët që i bëhen QAP (Qendrës për Aftësim Profesional), si dhe për profesionet që ofrohen nga kjo qendër. Përvec këtyre, studentët u informuan për trajnimet në punë, praktikat që ofrohen në këtë qendër etj.

Një nga temat interaktive me studentët ishte edhe website i lëshuar së fundmi nga Qeveria e Kosovës “Superpuna” ku janë krijuar mundësi për punësim për ata të papunë që paraqiten te Zyra Rajonale e Punësimit.

Vlen të theksohet që të gjitha shërbimet janë falas në Zyrën e Punësimit.

Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu, në emrin e tij, të studentëve dhe të Universitetit “Fehmi Agani”, Fakultetit të Shkencave Sociale, ka falënderuar drejtorin z. Kujtim Dula për bashkëpunimin që kanë me Zyrën e Punësimit tash e disa e vite, për pritjen në vizitë sot, dhe për të gjitha informacionet që ndau te studentët.

Fotot e lajmit

tp-bottom