U.D. Rektori Hashani pjesë e projektit QUADIC në Shkodër

U.D. Rektori Hashani pjesë e projektit QUADIC në Shkodër

U.D. Rektori Zeqir Hashani së bashku me bashkëpunëtorë është duke marrë pjesë në punëtorinë e radhës së universiteteve partnere në kuadër të projektit ‘Zhvillimi i Cilësisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Menaxhimit të Projekteve – QUADIC’.

Në kuadër të kësaj punëtorie u prezantuan të arriturat e deritanishme nga përfaqësues të universiteteve pjesëmarrëse, përderisa nga Universiteti ‘Fehmi Agani’, Gjakovë prorektori për buxhet, financa dhe infrastrukturë Ferdi Kamberi prezantoi të arriturat, mobilitetin dhe çështjet tjera të rëndësishme në kuadër të këtij projekti.

Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë, është partnerë i këtij koncersiumit me vlerë dhe me rëndësi të madhe në fushën e cilësisë së edukimit dhe në mobilitet me universitetet partnere të projekti.

Ky projekt synon përmirësimin e ofrimit të arsimit të lartë, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhënie ndërkombëtare, si projekti ka një rëndësi të madhe në adresimin e çështjeve konkrete dhe iniciativave të projekteve nga universitetet e përfshira.

Fotot e lajmit

tp-bottom