Përdorimi i platformave teknologjike (ASKData) për shpërndarjen e të dhënave statistikore

Përdorimi i platformave teknologjike (ASKData) për shpërndarjen e të dhënave statistikore

Sot në ambientet e Amifiteatrit të Shkencave Sociale u mbajt takimi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Projektin “Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë, 2019-2023”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë lidhur me qëllim të prezantimit të platformave (ASKData dhe të tjera), që përdorë ASK-ja për shpërndarjen e të dhënave statistikore dhe për transmetimin e tyre në Eurostat, FMN, OECD, OKB.

Zyrtaret Hasbije Qerriqi, zyrtarja për media Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Elona Huruglica eksperte e të dhënave ne Agjenci, shpjeguan për të interesuarit rreth kërkimit të të dhënave në platformat ASKData dhe StartPlanet.

Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e përdorimit të të dhënave nga studentët dhe të interesuarit për punimet e tyre kërkimore, shkencore, temat e diplomës, dhe nevoja tjera. 

Për më shumë mund të vizitoni web faqen: https://ask.rks-gov.net/

Fotot e lajmit

tp-bottom