U mbajt ligjëratë në temën “Parandalimi i dhunës në familje dhe pasojat e dhunës në familje”

U mbajt ligjëratë në temën “Parandalimi i dhunës në familje dhe pasojat e dhunës në familje”

Nga Mekanizimi Koordinues Kundër Dhunës në Familje në K.K. Gjakovë i cili ka një përvojë dhjetë vjeçare dhe me një karakter gjithëpërfshirës, ku janë të involvuar të gjithë akterët kryesor të nivelit komunal të specializuar në luftimin e Dhunës në Familje u mbajë ligjëratë në UGJFA.

Ata njoftuan studentët rreth mekanizmave që kanë themeluar me qëllim që të sigurojë një reagim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës ndaj dhunës në familje, koordinim efikas të reagimit institucional për adresimin e rasteve të dhunës si dhe kontributit në krijimin e politikave pro aktive kundër dhunës në familje në Komunën e Gjakovë.

Ligjërues ishin Afijete Sada - Gllogjani nga Gjykata Themelore e Gjakovës, Agim Pula nga Prokuroria Themelore si dhe Berlinda Berisha nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjakovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom