Konstituohet Senati i ri i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Konstituohet Senati i ri i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Me prezencën e U.d rektorit Zeqir Hashani dhe të Sekretares së Përgjithshme Linda Dula-Halilabazi, Universiteti “Fehmi Agani” mbajti mbledhjen konstituive për themelimin e Senatit të ri, me anëtarë të ri të zgjedhur nga zgjedhjet e përgjithshme në UFAGj.  

Mbledhja e sotme për rend dite kishte si vijon:

  1. Raporti i Sekretares së Përgjithshme lidhur me procesin zgjedhor dhe rezultatet e zgjedhjeve 2023;
  2. Konstituimi i Senatit të UFAGj-së;
    Verifikimi i mandateve të anëtarëve të Senatit
    Nënshkrimi i Deklaratës Etike

     
  3. Zgjedhja e kryesuesit të përkohshëm të Senatit; 
  4. Zgjedhja e Dekanëve

Përbërja e Senatit në mbledhjen konstituive ishte:

  • Prof. Asoc. Dr. Nexhmije Kastrati - Senator

  • Prof. Asoc. Dr. Elsa Vula - Senator

  • Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani - Senator

  • Ass. Ma. Granit Kelmendi - Senator

  • Prof. Ass. Dr. Mimoza Kurshumlia - Dekane e përkohshme,

  • Prof. Ass. Dr. Sazan Kryeziu - Dekan i përkohshëm

  • Prof. Asoc. Dr. Ramush Bejiqi - Dekan i përkohshëm

  • Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu - Dekan i përkohshëm

  • Abedin Sadrija - Udhëheqës i Zyrës për Zhvillim Akademik

  • Ardiana Iberhysaj – Përfaqësuese e studentëve

Të gjithë këta anëtarë të Senatit të ri nënshkruan Deklaratën Etike dhe më pas zgjodhën në mënyrë unanime Kryesuesin e Përkohshëm të Senatit, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani.

U.d rektori Hashani falënderoi të gjithë për procesin korrekt dhe profesional, dhe ftoi që mbledhjen ta udhëheqë si Kryesues Artan Nimani.

Profesori Nimani i ftoi anëtarët që të votojnë me votim të fshehtë për zgjedhjen e dekanëve të cilat kanë dalë më të votuarit nga zgjedhjet e përgjithshme në UFAGj.

Pas verifikimit dhe numërimit nga Sekretarja e Përgjithshme, me shumicë votash u nxorrën këto rezultate si vijon:

  • Dekan i Fakultetit të Filologjisë -  Prof. Asoc. Dr. Labinot Berisha

  • Dekan i Fakultetit të Edukimit - Prof. Asoc. Dr. Ilmi Hoxha

  • Dekan i Fakultetit të Mjekësisë - Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi

  • Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale - Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi


Në fund Kryesuesi i Perkohshëm i Senatit prof. Nimani i falënderoi të gjithë anëtarët dhe iu uroi suksese të përbashkëta.

Sekretarja e Përgjithshme e UFAGJ-së, Znj. Dula-Halilabazi theksoi se gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në UFAGj nuk kishte ankesa të asnjë lloji dhe se çdo gjë shkoi sipas kritereve dhe statutit të Universitetit “Fehmi Agani”.

Fotot e lajmit

tp-bottom