Urimi i U.d rektorit Zeqir Hashani me rastin e festës së Fitër Bajramit
U.d rektori i Universitetit “Fehmi Agani” Zeqir Hashani, me rastin e festës së Fitër Bajramit, uron të gjithë besimtarët myslimanë, në veçanti uron studentët e Universitetit “Fehmi Agani”, menaxhmentin, stafin akademik, këshillin drejtues, me urimet më të mira, që të keni mbarësi, paqe dhe begati në familjet tuaja.
“Është festa e sakrificës, bamirësisë, solidaritetit, unitetit e bashkimit dhe mirësisë. Gëzim, lumturi, bashkim, urtësi, paqe sjellë për të gjithë myslimanët kjo festë e Fitër Bajramit, duke festuar dhe besuar se kjo festë na çliroi nga ndjenja e hezitimit, e dobësisë, e vuajtjes, dyshimit, duke na e forcuar besimin tonë në Zotin Krijues.
Nëpër familjet tona edhe gjatë kësaj feste të përhapim ndjenjën e vëllazërisë, mirësisë e dashurisë me njëri-tjetrin, të kemi shëndet, harmoni e lumturi. Urimet me njëri-tjetrin, vizitat nëpër familjet tona, janë tradita që duhet ndjekur për të shprehur vëllazërinë, bujarinë e sinqeritetin, për të uruar dhe gëzuar kësaj feste kaq të rëndësishme”.
Me fat Fitër Bajrami!
Me respekt,
U.d rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani