U.D rektori i Universitetit “Fehmi Agani” Zeqir Hashani uron festën e Pashkëve katolike

U.D rektori i Universitetit “Fehmi Agani” Zeqir Hashani uron festën e Pashkëve katolike

Me rastin e festës të Pashkëve katolike, U.D rektori i Universitetit “Fehmi Agani” Zeqir Hashani ua përcjell besimtarëve të krishterë katolikë dhe të gjithë popullit shqiptar urimet më të përzemërta, për sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje.

Ngjallja e Krishtit, që kremtojmë së bashku, shpall fitoren e jetës mbi vdekjen, të dashurisë mbi urrejtjen dhe të shpresës mbi dëshpërimin. Na mëson për shpresën, durimin, për vështirësitë e jetës pas të cilave gjithmonë vjen lehtësimi.

Festa frymëzuese e Pashkës na fton për të mos harruar sakrificën, për të dëshmuar me vepra shembullin mirësisë ndaj të tjerëve, çdo ditë, duke qenë në shërbim dhe me përulësi pranë njerëzve në nevojë dhe për t’i mbajtur pranë zemrave tona.

Le të shërbejë ky shembull për të gjithë ne!

 

I juaji,

Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani

U.D rektor i Universitetit “Fehmi Agani”

tp-bottom