Universiteti “Fehmi Agani” pjesë e projektit PEER-Net në Universitetin e Cyrihut

Universiteti “Fehmi Agani” pjesë e projektit PEER-Net në Universitetin e Cyrihut

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është pjesë e projektit 3-vjeçar ndërkombëtar PEER-Net (Peer Exchange Netëork in Teacher Education) të cilin është duke e implementuar Zyra për Projekte Ndërkombëtare e Universitetit të Cyrihut.

Në konferencën inaguruese të këtij projekti të mbajtur me 20 -24 mars 2023 në Cyrih me përfaqësues të Universiteteve nga Zvicra, Kosova, Shqipëria, Egjipti dhe Tunisia,  mori pjesë përfaqësuesja nga UFAGJ, Prof. Ass. Dr. Melinda Mula. Në kuadër të këtij projekti znj. Mula do të bashkëpunojë me profesorë të Universitetit të Cyrrihut për të hartuar një modul të përbashkët për mësimdhënien efektive të matematikës për studentët e Fakultetit të Edukimit, si dhe do të prezantojë së bashku me kolegët nga Cyrihu përmbajtjen e modulit gjatë vizitave të studentëvë të UFAGJ në Cyrrih dhe të studentëve të Universitetit të Cyrrihut në Gjakovë.

Përfaqësimi i UFAGJ në këtë projekt mbështetet nga zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, si dhe U.D prorektorja Prof.Ass.Dr. Nazli Tyfekçi.

tp-bottom