U.D Rektori Zeqir Hashani takohet me studentë të Univeristetit “Fehmi Agani”

U.D Rektori Zeqir Hashani takohet me studentë të Univeristetit “Fehmi Agani”

Sot në ambientet e rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, U.D rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani është takuar me studentë si dhe përfaqësues nga Parlamenti Studentor, për të dëgjuar nga afër kërkesat dhe sugjerimet e tyre për temat që ata i prekuepojnë.

Ndër temat që u përmend nga studentët ishte edhe konstituimi i Parlamentit Studentor dhe Këshillave të Fakulteteve, për të cilat U.D rektori Hashani kërkoi që të ndjeket rruga ligjore, dhe shtoi se ne si menaxhment i UFAGJ-së do të jemi këtu për informacione dhe këshilla në ndihmë të studentëve.

Poashtu u trajtuan kërkesa të ndryshme të studentëve dhe u dhanë disa sugjerime nga ata.

U.D rektori theksoi se ne qëndrojmë gjithnjë krah studentëve tanë ngase suksesi dhe zhvillimi i mëtutjeshëm arrihet vetëm me punë dhe bashkëpunim të mirëfilltë.

Fotot e lajmit

tp-bottom